Fillimi i nëntorit  shënon nisjen e punës për reformën  e re zgjedhore. 

Socialistët janë dakord me kërkesën e demokratëve për ngritjen e komisionit  te posaçëm parlamentar dhe javën e ardhshme  pritet të depozitojnë në Kuvend emrat e anëtarëve.

Gjithçka mund ta zgjidhim përmes uljes në një tryezë për të gjitha çështjet. Javën e ardhme do të kemi besoj miratimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Besoj se PD do të jetë gati brenda ditës së martë që të diskutojmë për të ngritur sa më shpejt komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore”, tha Balla.

Dialogu  mes kryetareve të grupeve parlamentare është vendosur. Rezultati u reflektua edhe ne zgjidhjen e ngërçit për komisionin hetimor për zgjedhjet. Taulant Balla  pret që kjo frymë bashkëpunimi mes dy partive te mëdha të vijojë për ndryshimin e Kushtetutës.

PD ka ardhur me disa propozime konkrete, ne jemi 100% të hapur për të diskutuar çështjet, pa asnjë lloj pengese dhe parakushti. Por duhen ndjekur procedurat parlamentare. 39 deputetë të PS-së kanë propozuar një ndryshim kushtetutës që lidhet me kohëzgjatjen e afatit te institucioneve të vetting-ut, Thirrja ime është për grupet parlamentare të opozitës, që t’i miratojmë këto ndryshime sa më shpejtë. Miqtë tanë ndërkombëtarë bëjnë thirrje që të miratohen këto ndryshime deri në fund të këtij sesioni parlamentar”, u shpreh Balla.

Demokratët refuzojnë të japin një përgjigje te qartë nëse do japin dakordësine për zgjatjen e afateve  të organeve te vetting-ut duke kërkuar që më parë të bëhet një analizë e thellë për mënyrën sesi kanë funksionuar nga momenti që janë ngritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA