Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, 60-vjeçarin Mhill Gega i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës.

Organi i akuzës arriti të provojë se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe ndaj autorit u ngritur akuza e vrasjes me dashje.

Pasi shqyrtoi dosjen hetimore trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor 60-vjeçarin dhe e dënoi me 16 vite burg, por duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit.

Autori dhe viktima punonin në një ndërmarrje së bashku rreth një vit më parë. Aso kohe, kanë pasur konflikte dhe në një rast janë shoqëruar nga policia.

Dyshohet se edhe ditën e ngjarjes tragjike ka nisur një konflikt mes tyre dhe Gega ka marrë automjetin duke përplasur për vdekje Gjetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA