SHBA ndalon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet presioni ndaj “flotës në hije”
Policia ka zhvilluar një operacion në Krujë, ku sekuestroi 145 kg lëndë narkotike në fshatin Nojë.
Për pasojë, është vënë në pranga kryeplaku i fshatit i identifikuar si H.M., 66 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. S.(X)., 34 vjeç, banues në Nojë, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 145 kg lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje, si dhe municion luftarak.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Operacioni policor i koduar “Noja” u zhvillua nga strukturat e DVP Durrës dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-së.
Top Channel