Udhëheqësit e G20, 20 ekonomitë më të mëdha në botë, po takohen sot në Romë dhe dilema është nëse ata do të jenë në gjendje të dërgojnë një mesazh pozitiv?
“Ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe duhet të bëjmë hapa përpara për të gjitha objektivat tona klimatike“, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka dhënë alarmin për një “katastrofë klimatike”, ndërsa shprehet se vendet e G20 kanë një “përgjegjësi të veçantë”.
Vendet e G20-ës, të cilat përfshijnë Brazilin, Kinën, Indinë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, përbëjnë më shumë se 80% të PBB-së botërore, 60% të popullsisë së botës dhe emetojnë rreth 80% të dioksidit të karbonit.
“Ne kemi ende kohë për t’i rregulluar gjërat dhe ky samit i G20 është një mundësi për ta bërë këtë”, tha Guterres.
Top Channel