Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e disa sanksioneve dërrmuese ndaj individëve dhe kompanive të dyshuar se kanë lidhje me një rrjet firmash të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Departamenti amerikan i thesarit deklaroi se këta individë dhe kompani “kishin siguruar mbështetje kritike” për programin e dronëve të Teheranit.
Sipas zyrtarëve amerikanë, ata kanë ndihmuar në dërgimin e dronëve iranianë tek “Hezbollahu, Hamasi, Kata’ib Hizballahu, Huthitë dhe në Etiopi.”
“Përhapja e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) të Iranit në të gjithë rajonin kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar,” tha në deklaratë zëvendës Sekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.
Irani dhe militantët e tij kanë përdorur UAV për të sulmuar forcat amerikane, partnerët tanë dhe transportin ndërkombëtar. Departamenti sqaroi se kishte vendosur sanksione ndaj disa shtetasve iranianë si dhe dy bizneseve po iraniane.
Teherani nuk ka bërë ende asnjë komenti mbi sanksionet, që ngrijnë menjëherë pronat që subjektet e goditur nga sanksionet mund të kenë në SHBA dhe i ndalojnë amerikanët që të bëjnë biznes me ta.
Top Channel