Ky ishte vendi i vetëm në botë që nuk ishte prekur nga covid, sot shënoi rastin e parë pozitiv

30/10/2021 17:13

Tonga, ishulli në Oqeanin Paqësor, i banuar prej më shumë se 105 mijë banorë, sot ka shënuar rastin e parë me covid-19.

Ky ishte i vetmi vend në botë që nuk ishte prekur nga koronavirusi, ndërsa bota tashmë regjistron dy vite bashkëjetesë me pandeminë dhe vështirësitë që ajo ka krijuar si në sistemin shëndetësor edhe në atë ekonomik.

Izolimi ka ndihmuar në mbajtjen e tij të sigurt, por Tonga do të përballet me sfida të mëdha nëse virusi përhapet, duke pasur parasysh sistemin e tij shëndetësor me burime të pamjaftueshme.

Kryeministri i Tongës, Pohiva Tu’i’onetoa, tha në intervistë se rasti me covid ishte shënuar nga një udhëtar, i cili ishte në mesin e 215 pasagjerëve që kishin mbërritur me një fluturim nga qyteti i Christchurch, të mërkurën dhe ishin izoluar në një hotel karantinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA