Kanosje për pronë dhe largim nga vendi i aksidentit, procedohen penalisht dy persona në Lushnje

30/10/2021 10:37

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Lushnjes.

Një 73-vjeçar i identifikuar me inicialet Q.A., dyshohet se ka kanosur për motive pronësie shtetasin O. A., 63 vjeç në fshatin Kadiaj.

Ndërsa një 31-vjecar i identifikuar si A. Ç., banues në Vlorë, u procedua penalisht për veprën penale “Largim nga vendi i aksidentit”. Më datë 29.10.2021, në vendin e quajtur “Savër” duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka goditur dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Për pasojë shtetasit O. A., 63 vjeç dhe O. A., 36 vjeçe, të cilët po udhëtonin me biçikletë, dhe pasi morën mjekim në spital u larguan për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA