Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, apo nëse kanceri i gjirit ka një shkaktar të vetëm, apo jo. Dimë se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri.
Kohët e fundit kemi dëgjuar të flitet shumë për testimin gjenetik të kancerit të gjirit, pra testimi që zbulon rolin që ka trashëgimia në sëmundjet e kancerit. Ky fenomen u bë i njohur në media si pasojë e iniciativës së Angelina Jolie, e cila vendosi të heqë të dy gjinjtë e saj dhe të bejë plastikën e tyre. Ajo vendosi të kryejë këtë ndërhyrje vetëm sepse e ëma ishte diagnostikuar më parë me kancer të gjirit. Dhe nga rezultati i testeve gjenetike , zbuloi se në të ardhmen ajo riskonte seriozisht që mund të prekej nga kjo sëmundje kancerogjene.
Po a e dini se çfarë janë testet gjenetike të Kancerit të Gjirit?
Kush dhe kur duhet t’i kryejë ato?
Si duhet të veprohet nëse nga testimi rezultoni që jeni bartës të gjenit që rrezikoni për të patur Kancer të Gjirit?
A njihen në Shqipëri testet gjenetike për kancerin e gjirit?
Sa njihet në vendin tonë heqja vullnetare e gjinjve, për të parandaluar Kancerin e Gjirit tek gratë që e kanë trashëgimi familjare?
Gjithçka në Hipokrati
Sonte, ora 17:00!
Top Channel!
Top Channel