I hoqi nga duart miliarda USD, Biden pranon para Macron: Nuk ishte e hijshme

30/10/2021 14:59

Pasi Shtetet e Bashkuara i hoqën Francës miliarda dollarë nga duart me marrëveshjen e Australisë, përpara shefit të Elize Emannuel Macron, presidenti amerikan Joe Biden se ajo levizje nuk ishte shumë e hijshme.

“Ajo çfarë ndodhi, për të përdorur një frazë të anglishtes – ajo çfarë bëmë ne, ishte ca e rrëmujshme. Në të vërtetë, nuk u veprua me shumë hir. Dhe ne mund të them se nuk kemi aleat më vjetër apo më besnik se Franca”.

Biden tha më tej se e dinte që Parisi zyrtar nuk ishte informuar për ujdinë që i siguron Australisë nëndetëse amerikane të cilat funksionojnë me energji bërthamore.

Por që Kanberra të blinte këto nëndetëse, atëherë asaj i duhej të anulonte marrëveshjen e arritur më parë prej 65 miliardë dollarësh me Parisin për nëndetëse tradicionale.

Pasojat diplomatike ishin të shpejta: Parisi tërhoqi përkohësisht ambasadorët nga Uashingtoni dhe Kanberra, duke thënë se nuk u konsultuan paraprakisht për marrëveshjen AUKUS.

Ekspertët mendojnë se është e qartë që di Bideni, ashtu dhe Macroni kanë shumë për të humbur dhe dëshirojnë që marrëdhënia mes dy vendeve të tyre të funksionojë.

Për këtë arsye po gjejnë mënyra për të dërguar sinjale të tilla, përfshirë në këtë rast një pranim që pothuajse merr formën e një ndjese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA