Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij Një festë shumë popullore në SHBA, Halloweeni ka pushtuar tashmë edhe pjesë të ndryshme të botës me drithërimat e tij. Njerëzit vërshojnë të blejnë kostume, apo blejnë bileta për të hyrë në shtëpitë e “tmerrit” ndërsa aktorët nisin përgatitjet për artin e frikësimit.
Fëmijët janë ata që e shijojnë ndoshta më shumë se kushdo tjetër këtë festë kur me thirrjet “rreng apo ëmbëlsirë” trokasin nëpër shtëpi duke mbledhur karamele, me fytyrën të ngjyrosur e të veshur në mënyrat më të çuditshme.
Por në Dubai, u shkua edhe më larg se kaq. Syri i Dubait, rrota më e lartë panoramike në botë, u ndriçua nga ngjyra të forta dhe figura të frikshme, në një show që ngjasonte me ato të kremtimeve të ndërrimit të viteve.
Origjina e largët e Halloween-it mendohet të datojë që 2000 vjet përpara nga një festival kelt i quajtur Samhain, i cili shënonte fundit e sezonit të të korrave dhe fillimit të dimrit.
Njerëzit atëherë kërcenin përpara një zjarri të ndezur të veshur me kostume frikësuese, me qëllimin të largonin shpirtrat e këqij.
Top Channel