Tre lëkundje të forta tërmeti tronditën Peshkopinë dhe Bulqizën në mëngjes.
Lëkundjet u regjistruan në pak minuta distancë nga njëra tjetra pas orës 8 dhe u ndjenë dhe në qytete të tjera të vendit.
Sipas të dhënave nga Qendra sizmologjike evropiane – mesdhetare, epiqendra e tërmeteve ishte 18 kilometra në perëndim të komunës Qendër – Zhupë dhe 49 kilometra në verilindje të Tiranës, në thellësi prej 10 kilometrave të magnitidës 3,3 – 4.7 dhe 3.6.
Igjeum e lokalizon epiqendrën në Shupenzë të Bulqizës nga ku vijnë dhe të dhënat e para për dëme në banesa, ne fshatrat Homesh, Shtushaj, Kovashic.
“Kjo është pjesa e dëmtuar e shtëpisë, është e pabanueshme. Shikojeni vetë, ja! Për mua është e pabanueshme!”.
“Shumë shumë, e tronditi mo. Kapa kalamajtë i nxora jashtë. Jo s’ka dëme materiale. U frikësuam, dolëm përjashta direkt”, tha banorja.
“Pranë njësisë administrative Shupenzë sot erdhën 4 lajmërime që ka dëmtime të lehta ose të rënda në 4 shtëpi të ndryshme në 4 fshatra të ndryshme. Sot bashkë me administratorin dhe dy shoqet e grupit tonë po dalim për verifikim për të parë dëmtimet. Do të shkojmë në të 4 shtëpitë për të parë gjendjet, pastaj do të parashtrojmë mendimet tona dhe do të shikojmë për ndihmën që do të japim nga ana financiare. Kjo është shtëpia e parë që erdhëm ta verifikojmë”.
Grupet e verifikimit te njësive te tjera si Zerqan, Gjorice, Ostren, Trebisht ,Martanesh dhe Fushe Bulqize po vijojnë punën ne terren per te pare me nga afër situatën.
Top Channel