I testuar për herë të parë në terren nga forcat ukrainase, një dron turk Bajraktar TB2 ka arritur sipas mediave turke, të shkatërrojë një pajisje ushtarake ruse.
Suksesi i tij ishte testuar tashmë në Siri e Azerbajxhan, por për forcat e armatosura të Ukrainës, ky u konsiderua si testi i parë real. Ai u përdor për të goditur një top artilerie rus që ishte në duart e separatistëve pro-Moskës në Donbas.
Zjarri i artilerisë në këtë rajon i ka marrë jetën së fundi një ushtari ukrainas ndërsa janë plagosur dy të tjerë. Kremlini ka reaguar me shqetësim ndaj vendimit të Ankarasë për t`i shitur dronë luftarakë Kievit, e thotë se ato rrezikojnë ta destabilizojnë akoma edhe më tej situatën në Ukrainën Lindore.
Luftimet mes forcave qeveritare ukrainase dhe mbështetësve të Moskës në Donbas kanë marrë më shumë se 13 mijë jetë njerëzish që prej 2014-tës, sipas të dhënave të OKB-së.
Në muajin shtator u tha se Ukraina do të blinte nga Turqia edhe katër sisteme dronësh Bajraktar TB2; çdo sistem përbëhet nga dronë.
Përgjatë kësaj kohe, trupat ukrainase e kanë studiuar me kujdes përdorimin e saktë të këtyre mjeteve moderneve ushtarake, me qëllimin të arrinin t`i operonin me efikasitet sa më të lartë.
Top Channel