Foto ilustruese

Një 33-vjeçare ka mbetur e plagosur këtë të premte, pasi teksa po udhëtonte me biçikletë në zonën e Plazhit në Durrës, është goditur nga një mjet tip “Smart”.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20. Makina drejtohej nga 22-vjeçarja me iniciale B.D., ndërsa nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia apo gabim në timon apo ndërhyrja e gabuar e biçikletës që shkaktoi përplasjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA