Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj, pasi kanë shkaktuar aksidentin me tetë të plagosur.
Dy të rinjtë duke udhëtuar me mjetin tip “Benz” kanë përplasur motomjetin tip Honda me rimorkio, ku si pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit dhe 7 personat që ndodheshin në rimorkio.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
D.K., 20 vjeç dhe S. P., 25 vjeç, pas i mbrëmjen e djeshme, në Shijak, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K. është përplasur me motomjetin tip “Honda” me rimorkio, me drejtues shtetasin S. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe 7 personat që ndodheshin në rimorkio, shtetasit N. P., 54 vjeçe, A. P., 20 vjeçe, D. P., 22 vjeçe, L. P., 23 vjeçe dhe fëmijët A. D., K. D. dhe L. D., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel