SHBA: Hapni bisedimet me Shqipërinë/ Thirrje BE-së edhe për Maqedoninë e Veriut, afati deri në fund të vitit

29/10/2021 12:21

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar tha para anëtarëve të nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë, se administrata e Presidentit Joe Biden është e përkushtuar ndaj “një Ballkani që është historikisht, nga ana kulturore dhe gjeografikepjesë e Evropës.

Mesazhi më i fortë që BE mund të japë tani është të planifikojë fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE përpara fundit të këtij viti tha ai.

“Synimi ynë për të gjashtë vendet e rajonit është të mbështesim integrimin e suksesshëm në institucionet e instituteve evropiane dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha zoti Escobar. Ne po punojmë me partnerët tanë, tha zoti Escobar për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet një mundësi reale brenda një afati kohor realist dhe për të shërbyer si një shtysë kritike për që të ketë vullnet të vazhdueshëm politik për të zbatuar dhe intensifikuar reforma të vështira.
Vonesat në këtë proces tha zoti Escobar, do të dëmtonin shpresat e brezave të ardhshëm dhe do të krijonin hapësirë për ndikimin keqdashës së vendeve si Rusia dhe Kina.

“Moska dhe Pekini janë aktivisht kundër integrimit perëndimor të rajonit, duke përdorur dizinformata dhe duke shfrytëzuar dobësitë për t’i shmangur vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga demokratike që kanë zgjedhur ndërsa atë vetë vënë gjurmët e tyre ekonomike dhe politike në Evropë”.

Ai tha se puna e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian drejt objektivit të integrimit evropian, përfshin edhe mbështetjen ndaj bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, “si rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.”

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për Ballkanin e Hapur, zoti Escobar tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha nismat që afrojnë vendet ekonomikisht.

“Udhëheqësit e tre vendeve (Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut) që e kanë hedhur nismën për Ballkanin e Hapur, na kanë siguruar s’është e hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne u besojmë. Në fakt nuk mund të ketë sukses pa tre vendet tjera”, tha ai. Ai shtoi se kjo nismë është e ngjashme më atë që nën procesin e Berlinit njihet si tregu i përbashkët rajonal.

“Mendoj se plotësojnë njëra-tjetrën dhe çdo gjë që i afron vendet mes tyre, do të krijojë mirëbesim ndërmjet njerëzve, do të krijojë mundësi për lëvizje politike në disa çështje tjera. Pra, po, i mbështesim të gjitha përpjekjet për të afruar vendet ekonomikisht mes tyre”, tha ai.

Një treg i tillë do të ishte shumë tërheqës për kompanitë amerikane, tha zoti Escobar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA