Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës do të bëjë të mundur riorganizimin e të gjithë sistemit të ujësjellës-kanalizimeve me qëllim që të marrë fund saga e ujësjellësve që nuk mbulojnë dot as pagat, as sigurimet shoqërore të punonjësve.
Rama: Abuzimin më të madh nuk e bëjnë konsumatorët familjarë, por bizneset, hotelet, ata që kanë më shumë, jo ata që kanë më pak. Se nuk i vjen ujësjellësve e keqja nga familjet në nevojë. Nuk dua të zgjatem shumë, por dua të them që kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit. Ministria e Energjisë do të ndërhyjë menjëherë për të kthyer tendencën, për të ndërtuar një proces ndërveprimi me partnerët dhe e ju, për të riorganizuar të gjithë sistemin, me themel dhe cilido që nuk do dojë të kuptojë se një ndërmarrje ujësjellësi që nuk mbulon as pagat, as sigurimet shoqërore dhe që mban me borxhe lista të tëra punonjësish është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë.
Nuk diskutohet as Korça dhe Pogradeci që janë në një stad tjetër dhe kanë pasur më shumë financime në të shkuarën, si paguajnë dot kreditë. Këtu nuk jemi në kushtet që po kërkojmë që ndërmarrjet të paguajnë vetë kreditë, por të ndalojë kjo hemorragji papërgjegjshmërie dhe të ndërpritet ky film që vazhdon i pandërprerë. Me kosto marramendëse për shtetin dhe jo të vogla për qytetarët.
Top Channel