“Pro të gjithë, asnjë kundër, kështu përfundon edhe Saga e miratimit të rregullores”.
Dakordësia mes dy partive te mëdha i dha fund sagës për miratimin e rregullores së brendshme që mbante peng hetimin parlamentar për zgjedhjet. Formula për zgjidhjen e ngërçit erdhi nga demokratët.
Bardhi: Ju kam sjell dy rregullore te nxjerra nga protokolli i kuvendit, një e zotit Spaho një e zotit Balla zgjidhni ke te doni edhe vijojmë punën.
Naco: Tërhiqni votimin e mëparshëm pranoni që e kishit gabim edhe e miratojmë, te lëshojmë te dyja palët.
Alibeaj: Dakord e tërheq unë.
Gogu: Meqë bëtë gjest kalorësiak zgjedhim rregulloren e Spahos.
E drejta për të thirrur dëshmitarët pa votim, ishte pika që ndante palët, por socialistet vendosin të heqin dore nga ky kusht.
Alibeaj: Neni 17 miratohet.
Me i pakënaquri nga mirëkuptimin mes socialisteve dhe demokratëve rezultoi Petrit Vasili i LSI. Sulmi frontal qe Lulzim Basha i bëri një ditë me parë Ilir Metës, duket se ka thelluar ndarjen e Partisë Demokratike me ish -partinë e Presidentit.
Vasili: Meqë u bë pazar i gjësë u bë, e pamë te gjithë. A ka rënë votimi parim? Nese ka rene po iki. Ore nuk jemi këtu ne për të akomoduar psikopatia. Ne po themi që votim në parim dhe katër nene kanë pasur dakordësi, atëherë ecim më tutje. Është vazhdim jo shqyrtim. Keni frikë nga kjo?
Alibeaj: Nuk ka lidhje me frikën ka të bëj me gjetjen e një gjuhe të përbashkët.
Demokratët bënë publike 21 kërkesat për hetimin e zgjedhjeve dërguar institucioneve shtetërore, duke nisur nga Kryeministri Edi Rama si kryetar i këshillit Kombëtar të Territorit, SHISH, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Kadastra, 61 Bashkive si dhe 11 Ministrive.
Informacioni i kërkuar lidhet me hetimin e krimeve zgjedhore, fenomenin e patronazhisteve, emigrantët, punësimet, dhëniet e lejeve te legalizimit si dhe procesi i rindërtimit nga tërmeti.
21 KËRKESAT PËR HETIMIN E ZGJEDHJEVE NGA PD
1. SPAK
2. Prokurorisë së Përgjithshme
3. Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
4. Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit
5. Inspektoriatet
6. Agjencia e Prokurimeve Publike
7. Këshilli Kombëtar i Territorit
8. Agjencisë Shtetërore e Kadastrës
9. Bashkitë
10. Ministri i Shtetit për Rindërtimin
11. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile
12. Departamenti i Administratës Publike
13. Kompani Publike
14. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
15. Bashkitë – Tërmeti
16. Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit
17. Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale
18. Ministria e Brendshme
19. Ministritë
20. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
21. Shërbimi Informativ Shtetëror
Top Channel