Socialistët mblodhën kryesinë e partisë me fokus riorganizimin e brendshëm ne funksion të zgjedhje të ardhshme lokale.
Damiani: Fokusi dhe qëllimi i mbledhjes së sotme, , ishte tek organizimi dhe raportimi nga sekretarët lidhur me punët e bëra nga struktura digjitale, organizimi i të rinjve, organizimi i grave dhe gjithë ai proces që kemi nisur për ta kthyer Partinë Socialiste në një forcë të aftë nga pikëpamja elektorale, jo vetëm në periudha zgjedhore.
Numri dy i PS Damian Gjiknuri tha se PS është gati edhe për skenarin e zgjedhjeve lokale të pjesshme të parakohshme.
Damiani: Ne jemi gati edhe për zgjedhje të pjesshme vendore nëse Presidenti, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do t’i dekretojë ato. Kjo është një çështje që do të qartësohet pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk ka pse të vonojë me vendimin, sepse opinioni i Venecias ishte shumë i qartë. Kjo do të thotë se brenda 45 ditësh, siç e ka Kushtetuta, Presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm në çdo moment të marrim pjesë në zgjedhje dhe patjetër ti fitojmë ato.
Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit në të cilat nuk morri pjesë opozita. Por tani është radha e gjykatës kushtetuese që ti përgjigjet kërkesës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Por ndërkohë janë 7 bashki, mes Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Dibra, që nuk drejtohen nga të zgjedhurit me votë.
Top Channel