Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është një 31-vjeçar, që iu sekuestrua kokainë dhe një 62-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

“Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë F. N, 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij”, njofton policia.

Po ashtu është arrestuar një 19 vjeçar, i cili gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë dhe një 18 vjeçar u shpall në kërkim për veprën penale “Dhenie ndihmë të paligjshem të kufirit”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë të ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u kap shtetasi F. D, 18 vjeç,  pasi është shpallur në kërkim nga DVP Lezhë për veprën penale “Dhenie ndihmë të paligjshem të kufirit”. Iu kalua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të metejshme”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Ll, 35 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me deme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA