Me 2 kg kanabis në makinë, ‘kapet mat’ nga policia. Pranga të riut në Mirditë

29/10/2021 12:07

Policia në Mirditë ka sekuestruar 2 kg e 100 gramë kanabis dhe ka vënë nën pranga poseduesin.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe në fshatin Ndërfane, Mirditë, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin M. P.

Gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, të dyshuar cannabis sativa, të cilën shtetasi M. P., në momentin që ka parë shërbimet e Policisë, e ka hedhur jashtë mjetit.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 29 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA