Çmimi i gazit në Europë është ulur pas një takimi mes Vladimir Putin dhe zyrtarëve të Gazprom.
Presidenti rus udhëzoi kompaninë shtetërore të gazit natyror të lëshonte më shumë sasi në BE, duke shkaktuar të enjten një rënie të menjëhershme të çmimit.
Çmimet e gazit në Europë janë rritur javët e fundit, veçanërisht pas kërkesave të shumta gjatë rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia.
Rezervat e gazit në BE u zvogëluan pas një dimri të ashpër.
Në një bashkëbisedim me Alexei Miller, drejtuesi i Gazprom, Putin i tha të lëshonte një sasi më ta madhe gazi për rezervat e BE-së.
Gjigantit të gazit natyror iu bë e qartë që të furnizonte njësitë e magazinimit në Austri dhe Gjermani pas datës 8 nëntor, deri në atë datë, pritet që të mbushen me gaz të gjitha vend-depozitimet e Rusisë.
“Kjo do të krijojë mundësinë për të përmbushur angazhimet tona kontraktuale në mënyrë të besueshme dhe të qëndrueshme për furnizimin e partnerëve tanë europian me gaz, si në vjeshtë ashtu edhe në dimër”, tha Putin.
Sipas tij, më pas do të krijohet një situatë më e favorshme dhe më e mirë për tregun evropian të energjisë në përgjithësi.
27 vendet e BE-së importojnë më shumë se 40 për qind të kësaj lënde nga Rusia. Gazprom ka përmbushur detyrimet e tij sipas marrëveshjes në plan afatgjatë, duke vendosur mosfurnizimin me sasi shtesë për BE-në, pa siguruar nevojat e brendshme për vendin.
Disa politikanë europianë pretenduan se Rusia po e ndalonte furnizimin me gaz me qëllimin për të ushtruar presion ndaj autoriteteve gjermane dhe atyre të BE-së, që të shpejtonin miratimin e Nord Stream2.
Top Channel