Itali/ Hyri për të vjedhur, pronari ekzekuton shqiptarin brenda banesës (Emri)

29/10/2021 12:32

Një 38-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arbër Xheleshi është ekzekutuar në Itali gjatë një tentative vjedhjeje.

38-vjeçari kërcënoi me armë pronarin e banesës, por Sandro Fiorelli, një shitës duhani, e qëlloi me një plumb duke i marrë jetën.  Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen vonë të së hënës në provincën Frosinone.

Arbri kishte hyrë së bashku me bashkëpunëtorët e tij brenda vilës së Sandros. Por në momentin që u përball me pronarin, ngriti pistoletën në kokën e tij, raportojnë mediat italiane. Fiorelli, i cili nuk kishte dijeni se arma mund të ishte bosh, nxori armën e gjahut, të cilën e kishte të ndaluar dhe qëlloi për vdekje shqiptarin për të mbrojtur veten dhe djalin që ndodhej pas tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA