Qeveria ka miratuar një rishpërndarje fondesh për ministrinë e Mbrojtjes.
Kështu sipas vendimit , shihet se për disa programe të caktuara do të shtohet fondi dhe për të tjerat do të pakësohet.
Programet për mbështetjen shëndetësore dhe arsimin janë parë si më të rëndësishmet pasi janë ato që do të kenë një shtim fondesh mbi 169 milionë lekë.
V E N D I M
PËR
RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Rishpërndarjen e fondeve për shpenzime korrente, ndërmjet programeve brenda buxhetit të vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, si më poshtë vijon:
a) Në programin 07340 – “Mbështetja shëndetësore”, të shtohet fondi 107 600 000 (njëqind e shtatë milionë e gjashtëqind mijë) lekë;
b) Në programin 09430 – “Arsimimi ushtarak”, të shtohet fondi 62 000 000 (gjashtëdhjetë e dy milionë) lekë;
c) Në programin 02120 – “Forcat e luftimit”, të pakësohet fondi 143 200 000 (njëqind e dyzet e tre milionë e dyqind mijë) lekë;
ç) Në programin 10910 – “Emergjencat civile”, të pakësohet fondi 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekë.
2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”
Top Channel