Foltorja e Berishës/ Lezhjani me kostum kombëtar kritika deputetëve që mungojnë: Pse nuk vijnë?!

29/10/2021 18:53

Gjergj Lleshi, një prej mbështetësve të ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë vëmendjen e të gjithëve prej  veshjes së zgjedhur, në foltoren e Lezhës që po zhvillohet sot.

Me kostumin kombëtar, ai ka marrë fjalën duke kritikuar deputetët e Partisë Demokratike, të cilët mungojnë sot.

Qytetari nga Mirdita, i cili jeton në Gjermani u shpreh se qytetarët e Lezhës i kanë votuar ata deputetë që qëndrojnë sot në Kuvend.

“Po pse jemi ne këtu? Sali Berisha është princi që themeloi Partinë Demokratike dhe hodhi poshtë komunizmin. Bëri që të lëvizim me pasaporta. Ai është i vetmi që do të vejë mbi shina PD-në. Demokracia është e vështirë për t’u fituar, por akoma më e vështirë për t’u mbajtur. Ndaj me ju diçka të dhimbshme, ne votuam për ata 4 deputetë që s’janë sonte këtu, pse nuk vijnë këtu me debatu me ne. Rroftë Sali Berisha rroftë demokracia, rroftë populli shqiptar”, tha qytetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA