Durrës/ Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet një shtetas egjiptian
29/10/2021 12:08
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas egjiptian, pasi është konstatuar se ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin egjiptian M. A., 27 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara”, njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel