Dhunë ndaj të dashurës, kanabis dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 të arrestuar në Vlorë

29/10/2021 10:49
Foto ilustruese

Katër persona janë vënë nën prangat e policisë në Vlorës.

Policia njofton se dy të rinj, shtetasit E. Sh., 22 vjeç dhe M. A., 19 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva”, njofton policia.

Ndërkaq, një 20 vjeçar u vu nën pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin L. D., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA