Mëngjesin e sotëm, qarku i Dibrës u trondit nga lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 4.7 që shkaktuan dëme në 36 banesa.
Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtuara pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë:
1-Shupenza 14 shtëpi
2-Zerqani 12 shtëpi
3-Gjorica 4 shtëpi
4-Ostreni 3 shtëpi
5-Fushë Bulqiza 2 shtëpi
6-Trebishti 2 shtëpi
Totali 36 shtëpi
Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat. Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh.
Top Channel