Biden takohet me Papën/ Ndalesa e parë në Europë, një prekje “hyjnore”

29/10/2021 16:11

Presidenti amerikan Joe Biden e nis ndalesën në Europë me një takim në Vatikan me Papa Franceskun, ku të dy ata do të diskutojnë sfidat globale që nisin nga pandemia e koronavirusit e deri tek ndryshimet klimatike dhe varfëria.

Ky është i pari takim i Bidenit me kreun e Kishës Katolike që prej zgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, por personalisht e ka takuar edhe tre herë të tjera. Joe Biden, presidenti i dytë katolik në të gjithë historinë e SHBA-së pas John F. Kennedy, është një besimtar i devotshëm dhe nuk e humbet kurrë meshën e se djelës.

Ai krenohet me besimin e tij prej nga ku thotë se i buron dhe fuqia për tu përballur me tragjeditë personale si vdekja e gruas së tij të parë dhe vajzës në një aksident me makinë, e më vone, edhe largimi nga jeta i djalit Beau për shkak të kancerit.

Paskësaj, presidenti do të  marrë pjesë në takimin e 20 vendeve më të pasura të botës (G-20) që mbahet në Romë si dhe në një samit të madh mbi klimën (COP26) që zhvillohet në Glasgou të Skocisë. Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin nuk do të jenë të pranishëm  personalisht në asnjërin prej samiteve.

Bideni nuk do ta letë të lehtë pasi përballet me nevojën për të rikthyer  besueshmërinë tek Shtetet e Bashkuara pas tërheqjes kaotike nga Afganistani dhe problemeve me aleatin transatlantic, Francën, lidhur me marrëveshjen për prodhimin e nëndetëseve bërthamore që përfshin Australinë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, marrëveshje që u bë shkak për prishjen e një kontrate disa miliarda dollarëshe mes Francës dhe Australisë, po për prodhimin e nëndetëseve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA