Sali Berisha njoftoi këtë të premte se me datë 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombetar i Partisë Demokratike, i cili sipas tij do t’i hapë rrugë shkarkimit të Lulzim Bashës nga detyra e kryetarit.

Nga Lezha, në takimin e fundit të “Foltores” ish-kryeministri tha se nëse vendimi për përjashtimin e tij do të shpallej nga Këshilli Kombëtar, atëherë ai do ta kishte pranuar.

Sipas tij, PD, do të shndërrohet në shtëpinë e lirisë, duke paralajmëruar gjithashtu edhe ndryshime rrënjësore në statut.

Do bëjmë ndryshime të thella statutore, dhe aty përcaktohet që ai kryetar që i shkel rregullat, është i shkarkuar pa vota me ligj, në statut do sanksionohet shenjtëria e votës suaj, dhe kjo dmth që ju do vendosni me votën tuaj. Nuk ka më të telekomanduar, kjo sjell një gjë shumë të madhe, atë që deputeti i votuar nga ju, ai ju falet ju dhe jo kryetarit, të jetë avokati juaj dhe t’ju përfaqësojë ju. Me statut do sanksionojmë që humbe zgjedhjet, ik”, tha ai.

Berisha u premtoi demokratëve të Lezhës se ky statut do të ketë si ligj që edhe kryeministri do të votohet nga anëtarësia, duke rikthyer referendumin që demokratët të votojnë dhe për kryeministrin që duan.

Do pranojmë edhe fraksionet”, tha ish-kryeministri.

Ju ftoj të hapim rrugën tonë, të ringremë PD. Nga Lezha dua t’ju them dhe t’ju informoj se më 11 dhjetor do mbahet kuvendi kombëtar i PD”, deklaroi Berisha.

Pse 11 dhjetori?

Ish-kryeministri Berisha ka menduar që punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të zhvillohen në një datë simbolike, e cila 30 vite më parë, shënoi një pikë kthese në historinë moderne shqiptare. Në atë datë, pra më 11 dhjetor, të 1990-ës një përfaqësi studentësh u takua me presidentin e asaj kohe, Ramiz Alinë. Pas 45 vitesh diktaturë, në atë takim, u fol hapur për herë të parë për pluralizmin politik dhe gjendjen ekonomike të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA