Arrestime në bashkinë e Durrësit/ SPAK urdhëron prangosjen e 7 personave për tenderin e zjarrfikëses

29/10/2021 15:00

Tetë persona, mes të cilëve 6 zyrtarë të bashkisë së Durrësit, janë arrestuar gjatë një operacioni të SPAK në lidhje me shkeljet e kryera gjatë një procesi prokurimi të zhvilluar në periudhën maj-qershor të vitit të kaluar për blerjen e një autoshkalle për shërbimin zjarrfikës.

Arrestimi i 6 zyrtarëve të bashkisë dhe dy përfaqësuesve të kompanive R&R group dhe Klosi R sh.p.k. u krye në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit për procedurën e prokurimit me vlerë të fondit limit prej 7 milion lekësh. Gjatë saj u evidentuan shkelje ligjore, ndërsa autoshkalla e blerë, pasi fituese u shpall shoqëria “Klosi-R”, është thuajse jashtë funksionit.

Zyrtarët e bashkisë akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndërsa shtetasit e tjerë përkatësisht me detyrë administratorë, ortakë dhe punonjës të 2 shoqërive pjesëmarrëse në prokurim akuzohen për falsifikim dokumentash.

Dy shoqëritë nën hetim, si dhe Ra-mi company po hetohen nga SPAK edhe për procedura të tjera prokurimi në të cilat kanë marrë pjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA