Policia e Fierit ka vënë në pranga një person, ka proceduar penalisht një tjetër dhe ka shpallur në kërkim një 28-vjeçare për vepra të ndryshme penale.
Një 53-vjeçar, i identifikuar me inicialet L.M., është arrestuar nga policia e Fierit pasi po drejtonte mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe përplasi automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin K. M.
Ndërsa një tjetër 53-vjeçar, i identifikuar si A.L., me detyrë topograf në Bashkinë Kavajë, u procedua penalisht pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentat (hartën treguese) për një rruge të fshatit Çermë Pasha, Divjakë.
Një 28-vjeçare, e identifikuar si V.S., banuese në Levan, Fier është shpallur në kërkim pasi për motive të dobëta ka goditur shtetaset E. M dhe E. Sh (me detyrë mjeke dhe infermiere në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit).
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel