Apeli shtyn të shtunën seancën për Thoma Gëllçin, ish-drejtori i RTSH kërkon ndryshim të masës së sigurisë

29/10/2021 13:38

Do të mbahet të shtunën seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë.

Ish-drejtori Gëllçi, kërkoi masë më të lehtë nga Apeli, me argumentin se arresti me burg është i papërshtatshëm. Ai argumenton se ka qenë bashkëpunues me drejtësinë.

Akuza kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë për ish-drejtorin Gëllçi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjyqtarja Saida Dollani vendosi ta shpallë ditën e nesërme (të shtunën) vendimin për këtë kërkesë, në orën 12:00.

Mësohet se Thoma Gëllçi është shprehur se “jam dakord me avokatin”.

Po ashtu, edhe të tre vartësit e tjerë kërkuan ndryshim të masës së sigurisë dhe zbutje, sipas tyre, mungon rrezikshmëria e veprës penale.

Ka tre vjet që po hetohen klientët tanë, tani u kujtua drejtësia për masë sigurie. Ky tender është vlerësuar i rregullt administrativisht, kush është organi që del mbi këtë vlerësim”, tha avokati.

Gjykata la në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 vartësit e tij.

Avokati i Thoma Gëllçit, Dorjan Matlija ka pretenduar se ky është një sulm, pasi klienti i tij ka kërkuar hapjen e garës dhe do të rikandidonte për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH.

Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA