Ministria Belinda Balluku u tregoi kryebashkiakëve shifra alarmante të keq-menaxhimit të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve nën varësinë e tyre.
Mos eficencën e investimeve në ujësjellës prej 1 miliard euro kryeministri Edi Rama e quajti në kufijtë e absurditetit dhe të trishtë.
Ujësjellësit tha kryeministri nuk janë zyra punësimi për njerëz që nuk punojnë marrin një rrogë e bëjnë dëme.
“Ne marrim përgjegjësinë në emër të autonomisë. Ky është abuzim me votën e popullit abuzim flagrant. S’ju ka kërkuar njëri të bëni politikë sociale me idenë në formën se humbni vota dhe lini ujin të rrjedhë e mos të paguhet. Të bashkëveprojmë të ngremë një digë për humbjet. Të ndryshojmë tani. Sinergji të reja. Nxjerrja nga politika të punësuarve nga politika. Me ndërkombëtarët konsultime për burimet njerëzore”, tha Rama.
Kërkesa e kryeministrit ishte e prerë. Të mbyllet cikli mos-pagimit të ujit.
“Ska më në emër të sociales mos pagesa. Këto s’janë sociale. Këto janë skandale. Ne do të ndërhymë. Askush mos të bëhet pengesë”, tha Rama.
Top Channel