Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kapën duke shpërndarë kanabis në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Patokut” në Kurbin.
Ata qarkullonin me mjete dhe shpërndanin lëndën narkotike me doza. Nga informacionet e marra në rrugë operative, policia bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin L. L.
Gjatë kontrollit të ushtruar, gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kurbin, në Mamurras, kanë lokalizuar mjetin tjetër të dyshuar, me drejtues shtetasin A. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. Gj.
Pasi kanë bërë ndalimin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se pasagjeri në këtë mjet ka hedhur nga dritarja një qese që përmbante doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: L. L., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe A. Gj., 34 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Gj., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Top Channel