Samiti i muxhahedinëve iranianë në Washington/ Gjenerali Conway: Kur shumë vende të botës shprehën zemërimin e tyre, Shqipëria na hapi dyert

28/10/2021 22:41

Një samit dypartiak diskutoi këtë të enjte rreth impaktit të presidencës së Ebrahim Raisi-t tek pozicioni sfidues që Teherani ka ndërmarrë përballë bisedimeve bërthamore dhe në ndërhyrjet e vazhdueshme në rajon. Samiti diskutoi gjithashtu mbi rolin e Raisi-t në masakrën e 1988-ës ndaj 30.000 të burgosurve politikë.

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit tha se Raisi duhet të ndiqet penalisht tani dhe jo më vonë.

Regjimi është i përmbytur nga shumë kriza për të cilat nuk ka zgjidhje. Jeta e përditshme e popullit po përkeqësohet. Themelet ekonomike janë shkatërruar. Në 2021-in, inflacioni në Iran ka arritur në50 përqind, dhe papunësia është në rritje. Krahas kësaj, duke patur parasysh protestat mbarëkombëtare që po zhvillohen pothuajse nga çdo sektor i shoqërisë iraniane, dhe veprimtaritë e Njësive të Rezistencës, regjimi ka frikë se edhe një incident i vogël mund të shërbejë si shkëndijë e një kryengritjeje madhore. Me pak fjalë, populli iranian është gati për përmbysjen e regjimit tani më shumë se kurrë më parë. Është koha që komuniteti ndërkombëtar të mbajë anën e popullit iranian dhe dëshirës së tij për ndryshim”, tha ajo.

I pranishëm ishte dhe Zëvendës Presidenti i 48-të i SHBA, Mike Pence, që tha se “populli amerikan e mbështet qëllimin për të themeluar një republikë iraniane laike, demokratike, jo-bërthamore, e cila e merr pushtetin nga pëlqimi i të qeverisurve”.

Pence shprehu mbështetjen për MEK, e udhëhequr nga Maryam Rajavi, që tha se është e përkushtuar ndaj demokracisë, të drejtave njerëzore, dhe lirisë për çdo qytetar të Iranit.

Plani me Dhjetë Pika i Maryam Rahavi-t për të ardhmen e Iranit përfshin lirinë e shprehjes, lirinë e grumbullimit, dhe lirinë e çdo iraniani për t’i zgjedhur vetë udhëheqësit e vet.

Lidhur me Ashraf 3 në Shqipëri, Gjenerali James Conway përshëndeti dhe njerëzit e Ashraf 3 që po qëndrojnë në Shqipëri: “Më kanë thënë se sot do të transmetohemi live dhe shpresoj vërtet të jetë kështu pasi dua t’i përshëndes e t’u uroj më të mirën njerëzve në Ashraf 3, të cilët në njëfarë mënyre janë heronjtë e mi. Gjashtë vite më parë, pas masakrave në Ashraf dhe në Kampin Liberty, shumë vende të botës shprehën zemërimin e tyre, disa dërguan letra, por një vend bëri diçka konkrete për këtë, dhe ky ishte kombi i madh, republika e Shqipërisë. Ata u dhanë mirëseardhjen dhe u thanë këtyre njerëzve: ejani këtu, bashkohuni me ne, jetoni në paqe e liri, dhe 2500 nga bashkatdhetarët tuaj zgjodhën ta bënin këtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA