Pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit, përplaset me barrierën mbrojtëse, arrestohet 37-vjeçari

28/10/2021 09:33
Foto ilustruese

Një 37 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Gjirokastër.

Teksa drejtonte një motoçikletë pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës në aksin rrugor Çarshovë – Përmet. Nga kontrolli me alkooltest i kryer ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur

“Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. Ç., 37 vjeç, banues në Përmet, pasi duke drejtuar një motorcikletë pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi, është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës në aksin rrugor Çarshovë – Përmet, në vendin e quajtur “Kthesa e Badlonjës”. Nga kontrolli me alkoltest i kryer ka rezultuar se drejtonte motorcikletën në gjendje të dehur”, njofton policia.

Po ashtu, u referuan materialet në prokurori për një 16-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin V. R, 16 vjeç, banues në Gjirokaster, pasi në lagjen “18 Shtatori”, është kapur nga sherbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip Chervolet, pa leje drejtimi”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA