Në Krujë epidemi hidrike/ ISHP: Në ujë hyri bakteri enterokok, për shkak të shiut
28/10/2021 19:39
Ujësjellësi i Krujës është rihapur sot me sasi të reduktuar dhe banorët janë njoftuar që ujin mos e përdorin për të pirë dhe për të gatuar por vetëm për arsye sanitare.
Ndërkohë që hapja është bërë për të kontrolluar rrjetin dhe ribërë analizat nëse ka sërish përzierje me ujërat e zeza.
Ndërkohë instituti i shëndetit publik sqaroi bakterin që helmoi banorët e Krujës
Ndërkohë në spitalin e Krujës sot kërkuan ndihmë vetëm tre të sëmurë. Drejtuesja e spitalit tregoi se sa banorë janë ndihmuar.
Helmimet e para në Krujë janë shfaqur ditën e diel për të vijuar deri këtë të enjte.
Top Channel