Përçarjet brenda Partisë Demokratike janë bërë të dukshme, që pas përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar demokrat.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur takimet që i quan “Foltorja” në qytete, ku ka lënë të hapur mundësinë për kandiduar sërish për drejtimin e PD-së.
Ndërsa Basha, në fjalim e tij në parlament, u distancua nga Sali Berisha, kur e bëri këtë të fundit “pjesë të Trekëndëshit të Bermudës, bashkë me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama”.
Sipas analistit Adri Nurellari, qëndrimet e dy demokratëve vetëm për të mbrojtur veten e tyre:
“Berisha po e bën për vete, do të bëhet kryetar. Edhe Basha vërtete që thotë ca të vërteta, por i thotë kur është me shpatulla pas murit. Nëse do e kishte bërë më parë, gjërat do të ishin ndryshe”.
Top Channel