Kandidimi i Berishës në PD/ Abilekaj: Nuk mund të ketë një kryetar ‘non grata’

28/10/2021 22:33

Analisti Enton Abilekaj është shprehur se opozita e vendit tonë nuk mund të ketë një kryetar ‘non grata’, ndërsa është i ftuar në emisionin Open në Top Channel.

Ai theksoi se e drejta për ta votuar ekziston, por arsyeja e dëmton, pasi sipas analistit e drejton elektoratin gri si një font antiamerikan.

“Nuk arriti të shndërrohet në lider të PD, i duhet një betejë e fituar dhe Basha nuk e pati këtë mundësi. Është lideri historik i PD-së. Demokratët e shohin si një kryetar që s’ka fituar asnjë betejë dhe një lideri që ka fituar disa beteja. Në PD është akoma Sali Berisha dhe ai është vendimmarrës. Dalja e tij me zë dhe figurë më shumë e dëmton se sa e ndihmon. Mënyra se si Basha po vepron, i jep të drejtë Berishës. E drejta për ta votuar ekziston, arsyeja e dëmton. Berisha drejton elektoratin gri, i sheshon të gjitha mosmarrëveshjet, por është e pamjaftueshme. Duke u drejtuar si një font antiamerikan, nuk mund të ketë një mbështetje të PD-së. nuk mund të ketë një kryetar ‘non grata’”, tha Abilekaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA