Fëmijët mbahen me të sëmurët/ Në Spolat të Divjakës, qendra shëndetësore shërben edhe si kopsht
28/10/2021 15:18
Në një fshat të Divjakës, kopshti i fëmijëve është vendosur në një qendër mjekësore.
Prej dy vjetësh fëmijët e fshatit Spolat rrinë pranë të sëmurëve. Prindër e gjyshër thonë se çdo ditë i dërgojnë fëmijët e tyre në kopsht me frikën se do infektohen.
Në këtë godinë është vetëm një tualet, i cili përdoret si nga pacientet ashtu dhe nga fëmijët. Qesja e mbetjeve mjekësore me maska, age dhe shiringa është lehtësisht e arritshme prej vogëlushëve.
Edhe pse banoret kanë kërkuar disa herë që të gjendet një godinë tjetër për fëmijët, Bashkia Divjakë nuk u ka gjetur zgjidhje.
Top Channel