Forcat RENEA dhe FNSH ‘zbarkojnë’ në Vlorë, kontrolle në banesat e personave me precedent kriminal, monitorim dhe nga ajri
Dy të rinj janë arrestuar këtë të enjte në Gjirokastër, pasi po udhëtonin me tre emigrantë të paligjshëm në makinë.
Sipas policisë, ata i kishin marrë para refugjatëve për t’i çuar në Tiranë. Të dyshuarit janë 20-vjeçari me iniciale K.R. dhe 22-vjeçari me iniciale K.B. Ata do të hetohen për “dhënie ndihmë të emigrantëve të paligjshëm” nga Prokuroria e Gjirokastrës.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit K. R, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe K. B., 22 vjeç, banues në Dibër.
Shtetasit K. R. dhe K. B., u kapën në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Ford” tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celular.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel