Policia e Tiranës ka vënë në pranga tetë persona, për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin për media bëhet e ditur se dy prej personave të arrestuari i janë sekuestruar sasi kokaine dhe kanabisi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K, 38 vjeç dhe E. Gj, 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës të shtetasit E. K, në të cilën u konstatua dhe shtetasi E. Gj, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis”.

Ndërsa një 64-vjeçar është arrestuar pasi pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 64 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”.

Po ashtu katër persona të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.M, 39 vjeç, E. R, 28 vjeç dhe A. V, 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

D.Ç, 24 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë jashtë rruge;

J.K, 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Më datë 26.10.2021, gjatë natës, në rrugën e “Vilave”, në fshatin Lundër, dyshohet se kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA