Policia e Beratit ka proceduar penalisht tre shtetas, të cilët janë kapur duke ushtruar veprimtarinë e kundraligjshme të lojërave të fatit online.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se të proceduarit janë 52, 51 dhe një 32-vjeçar, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e lotove të sportit.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit G.C., 52 vjeç dhe N.K., 51 vjeçe, të dy banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetases N.K, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi G.C.
G.Gj., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen “Kushtrim”, Berat në lokalin Bar-Kafe, i paregjistruar si subjekt tregëtar, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e llotove të sportit”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel