Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.
Një 49-vjeçar i identifikuar me inicialet Y.S., banues në Marikaj, Vorë u arrestua pasi akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ai është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar në mënyrë të parregullt me mjetin e tij, në aksin rrugor Vorë-Maminas. Pas ndalimit dhe verifikimit nga shërbimet e Policisë ka rezultuar se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndër të tjera, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin Gj. R., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F. D., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel