Viktima Alket Muhaj

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, dënon me 37 vjet burg gjithsej, Et’hem dhe Dino Muhaj të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj.

Vendimi është dhënë nga kryesuesja e seancës gjyqësore, Blerta Cibuku, e cila i dha fund mataronës tre vjeçare gjyqësore në ngarkim të personave të mësipërm.

Seanca e fundit gjyqësore është mbajtur nën masa të rrepta sigurie, duke parë se prezentë në dhënien e vendimit kanë qenë familjarë dhe të afërm nga të dy familjet. Më parë prokurori i çështjes, Julijan Cafka në pretencën e tij, pati kërkuar nga 23 vjet burg për Et’hem dhe Dino Muhaj për kryerjen e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, nga 6 vjet burg për secilin për armëmbajtje pa leje dhe municione dhe nga 1 vit burg për mbajtje dhe prodhimit pa leje të armëve sportive dhe municioneve ku në total shkon nga 30 vjet burg për secilin.

Por me aplikimin e nenit 55/1 të Kodit Penal për caktimin e një dënimi të vetëm Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi nga 27 vite burgim për Et’hem dhe Dino Muhajn.

Pas shqyrtimit të të dhënave nga prokuroria dhe fjalës së mbrojtjes për të pandehurit, gjykatësja e çështjes, Blerta Cibuku ka dhënë vendimin final për këtë ngjarje që tronditi në shtator të 2018 fshatin Rabije dhe mbarë zonën. Gjykatësja Cibuku ka dhënë 20 vjet burgim për Et’hem Muhajn dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muhajn.

Kujtojmë këtu se në qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit në Gjirokastër liroi nga paraburgimi Et’hem dhe Dino Muho duke i lënë ata me arrest shtëpie me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në 2.5 vjet proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar ç’ka u kaluan afatet ligjore. Ndërsa sot u mbyll pas 3 vitesh procesi gjyqësor ç’ka do të ankimohet nga prindërit në Gjykatën e Apelit. Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba më 6 shtator 2018.

Muho është qëlluar me një automatik model “56”, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje u zhdukën gëzhojat. Ndër dyshimet kryesore të organit të akuzës ishte se Alket Muho është vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie. Mirëpo mbrojtja pretendon se Etem dhe Dino Muho nuk kanë lidhje me vrasjen pasi nuk kanë qenë në fshat më 6 shtator 2018, kur u gjet i pajetë 43-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA