Komisioni për Ekonominë/ Tabaku reagon pas fjalës së Gjylametit: Të evitojmë fjalimet elektorale! Ndërhyn Shalsi: Nuk e kuptoj ku ishte

27/10/2021 10:53

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me fjalën e Blerina Gjylametit duke kërkuar që të evitohen fjalimet elektorale. Nuk mungoi përgjigja nga kryetari i Komisionit për Ekonominë, Eduard Shalsi, i cili tha se do të bëjë gati një draft në lidhje me kohën e të folurit që duhet të ketë secili.

Tabaku: Këtu jemi të gjithë njerëz politikë. Duhet t’i evitojmë fjalimet elektorale. E vlerësoj prezantimin e Gjylametit me disa detaje që mund të ndiqen më vonë që ka qenë gjithmonë praktikë që relatori me propozuesin mund ti diskutonin. Kalimi në gjëra elektorale sikur këtu i drejtohemi një grupi qytetarësh që nuk kanë asnjë lidhje me këtë sallë, do ta evitoja.

Shalsi: Nuk e kuptoj ku ishte pjesa elektorale. Për të ruajtur disa balanca, do të bëja disa propozime për kohën e pyetjeve dhe përgjigjet. Dhe të ftuarit mund t’jua themi sa kohë kanë në dispozicion. Unë do bëj gati një draft dhe të biem dakord me këtë. Inkurajoj ta mbajmë atë linjë. Ndodh nga të dy krahët që ka edhe pyetje, edhe diskutime. Nëse do të ndajmë disa rregulla që do të ndiqni, mbarëvajtjen e komisionit kam në dorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA