E rëndë në Fier/ Gjendet i vetëvarur në oborrin e shtëpisë i riu, vuante nga depresioni
27/10/2021 09:18
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Buzëmadh në Fier.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se është gjetur në oborrin e banesës i vetëvarur një 37-vjeçar.
Më tej në njoftim thuhet se i riu vuante nga sëmundja e depresionit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot rreth orës 04:25, në fshatin Buzëmadh, Fier, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës i vetëvarur, shtetasi A. L., 37 vjeç, (i cili vuante nga sëmundja e depresionit)”, njofton policia.
Top Channel