Diskutimi vazhdon…/ Monika dhe Semi sqarohen me njëra-tjetrën

27/10/2021 12:09

Nata e mbrëmshme ishte e mbushur me debate dhe diskutime të shumta mes banorëve.

Sqarimet mes tyre nuk përfunduan as pas mbarimit të spektaklit.

Monika dhe Semi ndodhen në Dhomën e Dënimit dhe kanë shfrytëzuar rastin që të bisedojnëv për konfliktin e ndodhur disa ditë më parë.

Jam sjellë mirë me ty, dhe në momentet e ankthit të kam ardhur afër, pavarësisht se më ke refuzuar. Si duhet të sillem unë tani e tutje me ty? I bie që të mos bëj asnjë debat unë me ty”,- u shpreh Monika.

Nga ana tjetër Semi repikoi duke shtuar se shqetësimi i gjithë ngjarjes së ndodhur ishte mënyra e komunikimit dhe mungesa e seriozitetit teksa ajo ankohej ankohej se gjendja e saj shëndetësore po rëndohej.

Unë po ju thoja seriozisht se po ndihesha keq nga ajo sjellje, ndërkohë që ju qeshnit dhe po bënit sikur gjithçka ishte normale“,- tha Semi.

Monika gjithashtu u ndal tek fakti se mbështetësi kryesor i lojës se Semit është Donaldi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA