Dy të vrarë, pesë të plagosur në qendrën tregtare në Idaho, SHBA (fotot)

26/10/2021 20:53

Dy njerëz janë vrarë dhe të paktën pesë janë plagosur, mes të cilëve dhe një oficer policie, në qendrën tregtare të Boise, të shtetit amerikan të Idaho.

Sulmuesi, i cili besohet se ka vepruar vetëm u ndalua nga autoritetet pasi u plagos një shkëmbim zjarri me policinë, njoftuan autoritetet.

Policia tha se rreth dje orës lokale 14.00 nisën të dëgjoheshin thirrjet e alarmit për sulmues  të armatosur brenda qendrës tregtare  në Boise.

Kreu i policisë Ryan Lee tha se “është ende e parakohshme të bëhen supozime” për motivet e sulmuesit dhe se hetimet ende vazhdojnë.

Deri në ora 16:30 qendra tregtare ishte zbrazur dhe policia vazhdonte kërkime në çdo dyqan nëse kishte kërcënime për qytetarët.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shiheshin që qytetarë që vraponin në panik për të dalë nga qendra.

Kryebashkiakja e Boise, Lauren McLean falenderonte pronarët e dyqaneve që i kishin ofruar mbrojtje qytetarëve gjatë momenteve të panikut.

“Dhjetra njerëz e gjetën veten në një situatë që nuk kishin pritur kurrë. Dua të falenderoj punonjësit dhe pronarët e dyqaneve që reaguan shpejt për t’u kujdesur për ata që ishin aty”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/11
Dy njerëz janë vrarë dhe të paktën pesë janë plagosur, mes të cilëve dhe një oficer policie, në qendrën tregtare të Boise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA