Paraditen e së hënës u bë i ditur lajmi se Gjykata e Pejës ka dënuar dhunuesin seksual të një 15 vjeçareje, me vetëm 8 muaj burgim, për veprën e kryer me 2012.
Mbrëmjen e po kësaj dite, në një market të Prishtinës, një burrë ushtroi dhunë fizike ndaj një gruaje, sipas pamjeve për shkak të zënien së rrugës në market.
Shqiptimi i dënimeve të ulëta nga gjykatat po vlerësohet nga shoqëria civile, si shkaktari kryesore për rritjen e rasteve të dhunës.
Si rrjedhojë, po kërkohet ashpërsim i dënimeve si dhe thirrja para përgjegjësisë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Dhuna psikike e fizike në veçanti kanë shënuar rritje si rrjedhojë e situatave të krijuara nga pandemia.
Madje, edhe të dhënat e Klinikës së Psikiatrisë tregojnë se ka rritje të vizitave për kontroll me qëllim të menaxhimit të stresit dhe ankthit.
Top Channel